Përfundon deminimi i zonës së fshatit Konçul

0
355

Pas rreth dy muaj punë intensive ekipi I deminerëve nga kompania INDEMINIM ka përfunduar projektin e pastrimit të rreth 300 mijë kilometra katrorë në zonën e fshatit Konçul të komunës së Buajnocit.

Projekti Konçul “Singerit 1” që ka të bëjë me pastrimin e zonës nga mjetet shpërthyese ka filluar më 15 tetorë dhe ka përfunduar sot ku është pastruar një sipërfaqe rreth 270 mijë metra katrorë.

Sipas drejtorit të qendrës për deminim Bojan Gllamoçllija puna e deminerëve ka qenë në një nivel të lartë duke parë nga gjithë ato mjete që janë gjetur në këtë zonë dhe kjo nënkupton se ky projekt e ka arsyetuar vetën veçanarisht tek donatorët të cilët kanë investuar, parasegjithash Qeveria e Sërbisë dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët për vite me radhë janë mbështetës të projekteve të tilla në komunën e Buajnocit.

Ai gjithashtu potencoi se bashkëpunimi me banorët e fshatit Konçul dhe Pushtetin lokal ka qenë jashtëzakonisht e mirë dhe përkrahja e tyre nuk ka munguar në asnjë moment sidomos e Kryetarit të komunës dhe atij të Bashkësisë Lokale.

Tereni ku është bërë pastrimi sipas drejtorit të qendrës ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe në disa venede është dashur të përdoren edhe qent e specializuar, megjithatë deminerët tashmë kanë përvojën e duhur dhe punën e kanë kryer në mënyrë profesionale.

Momenti më i vështirë i këtij projekti ëhstë vlerësuar gjetja e sasise së madhe të municionit gjatë deminimit.

Sipas tij edhe më tej mbetet një sipërfaqe e madhe për tu pastruar. këtë e dëshmonë edhe fakti i shpërthimeve gjatë periudhës së zjarreve ku vitin e kaluar thuhet të ketë patur disa dhjetra shpërthime nga zjarri, dhe kjo nuk është një gjë e zakontë apo zonë e minuar por një grup minash që kërkonë metodë të veçantë të punës.

Nga ana tjetër Ali Asllani kryeshef i shtabit për situata emergjente në komunën e Buajnocit u shpreh se, sa i përket obligimeve të tyre atë këtë e kanë kryer në mënyrën më të mirë ndërsa kontrollimi ëhstë bërë nga qendra për deminim.

Edhe Asllani bashkëpunimin me banorët e zonës e ka vlerësuar shumë të mirë, ndërsa banorët tashmë mund të lëvizin lirshëm dhe të jenë të sigurt në këtë zonë.

Nga vitit 2012 deri më tani në Komunën e Buajnocit janë pastruar 28 lokacione edhe pse akoma mbetet një sipërfaqe e madhe për tu pastruar nga mjetet shpërthyese.

vlenë të theksohet se periudha e dimrit për shkak të kushteve atmosferike nuk lejon kryerjen e kësaj pune ndërsa me fillimin e pranverës pritet prap me vazhdimin e pastrimit të zonave tjera në komunën e Buajnocitë.

Krejt në fund për bashkëpunimin gjatë kësaj punë mirënjohje kanë marrë Pushteti lokal, Ndërmaqrrja Publike Komunalia dhe Radio Televizioni i Buajnocit./Lajmi-AL/