PËRFUNDOJNË ASFALTIMET E DISA RRUGËVE LOKALE NË LLUÇAN DHE DOBROSIN

0
402

Njoftimi ii komunës së Bujanocit:

Sot dhe dje kanë përfunduar punimet në asfaltimin e disa rrugëve lokale në fshatrat Lluçan dhe Dobrosin.

Shtatë rrugë lokale në Lluçan dhe dy në Dobrosin kapin vlerën rreth 7 milionë dinarë, dhe punëkryes është kompania “Saba Bellça”.

Punimet në infrastrukturën lokale janë në fazën e përfundimit duke mbetur kështu edhe pak rrugë deri në realizimin e tyre të parapara me buxhetin e këtij viti.

Kujtojmë që, komuna e Bujanocit ka realizuar projekte infrastrukturore pothuajse në të gjitha vendbanimet e komunës, duke mos bërë dallime etnike.