Për vetëm 3 ditë 32 raste me Covid-19 në komunën e Buajnocit

0
308

Virusi korona nuk ka të ndalur, në krahasim me komunën e Vranjës gjendja është disi më e qetë në komunën e Bujanocit, por megjithatë 3 ditët e para të muajit mars ishin shqetësuaese duke identifikuar 32 raste me virusin korona.

Për dallim nga 1 dhe 2 marsi kur kishim nga 14 raste pozitiv në ditë, dita e djeshme ka qenë disi më e qetë,

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 4 raste të reja në Covid-19.

Në komunën e Bujanocit që nga fillimi i epidemisë numri i të sëmurëve ka arritur në 928 persona.

Në muajin mars janë kryer gjithsej 312 kontrolla prej tyre 274 të rritur dhe 38 fëmijë.

Sipas të dhënave nga Shtëpia e shëndetit numri i kontrollave në datën, 03 mars ka qenë 101, prejtyre 91 të rritur dhe 10 fëmijë.

Me test Antigjen janë testuar 34 përsona 3 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv dhe 1 me PCR test.

Sipas këtyre të dhënave dhe bazuar në numrin e të dhënave të ditës së djeshme në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 4 raste të reja me virusin korona./Lajmi-AL/