Për të 16 ditë me radhë asnjë rast pozitiv në komunën e Bujanocit

0
241

Gjatë ditës së djeshme, 180 persona janë testuar ndaj Covid-19 në rrethin e Pçinjës.

Nga ky numër për të katërtën ditë me radhë në komunat e rrethit të Pçinjës nuk ka rezultuar asnjë pozitiv ndaj virusit korona, ndërsa në komunën e Bujnaocit për të 16 ditë me radhë nuk ka raste të reja me Covid-19.

Gjatë ditës së djeshme në kovid ambulantën në Qendrën Shëndetësore të Vranjës janë kryer 38 kontrolla, prej të cilave 20 për herë të parë.

Gjithsej janë kryer 3 teste PCR dhe 28 antigjene, nga të cilët nuk ka rezultuar asnjë rast pozitiv.

Në trajtim spitalor janë 6 persona që të gjithë janë me simptoma Covid-19 dhe të njetit janë me bronkopneumoni, qw tw gjithw janë në aparatet e frymarrjes.

Komuna e Bujanaocit vazhdon të avancojë për sa i përket numrit të të vaksinuarve, ndërsa rastet e reja me Covid-19 kanë stopuar që nga 2 qershori. Masat e reja lehtësuese tregojnë se pandemia e virusit korona në Sërbi është duke shkuar drejt normalizimit edhe pse anëtari i Shtabit Qeveritarë të Krizave Branisllav Tiodoroviq në vjeshtë ka paralajmëruarnjë valë të re të virusit korona./LajmiAL/