Vizitat e pacientëve të shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Vranjë janë të ndaluara për shkak të rrezikut të përhapjes së Covid19, njoftoi të hënën administrata e Shtëpisë Shëndetësore Vranjë, përcjell presheva.com.
Në komunikatën për media, publikut të gjerë i kujtohet se sipas Rregullores për masat për parandalimin dhe ndalimin e sëmundjes infektive Covid-19 të Republikës së Serbisë, dispozita (nga neni 13 e Rregullores) është në fuqi gjatë gjithë kohës, sipas të cilit punonjësit në institucionet shëndetësore dhe institucionet për strehimin e të moshuarve, si dhe personat që hyjnë dhe qëndrojnë në ato institucione, përveç përdoruesve, duhet të mbajnë maska mbrojtëse.
Kontrollin e zbatimit nga paragrafi 1 i këtij neni e kryen Ministria e Shëndetësisë, rikujtojnë nga Shëndetësia e Vranjës.
Në nenin 14 të Rregullores thuhet se për kundërvajtje do të shqiptohet gjobë në shumë prej 5 mijë dinarëve ndaj personit të cilit i është caktuar obligimi dhe i cili qëndron në institucion dhe nuk mban maskë.
Në përputhje me masat e vlefshme epidemike për parandalimin dhe frenimin e sëmundjes infektive Covid-19, kujtojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë masat.












