Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 268 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 26 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 9 janë nga Surdulica, nga 6 raste nga Vranja dhe Boseligradi, 3 nga Vlladiqin Hani dhe nga 1 rast e kanë Bujanoci dhe Tërgovishta, ndërsa komunat tjera në rrethin e Pçinjës nuk kanë patur raste të reja me virusin korona.
Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së hënë./LajmiAL/












