Për fëmiun e dytë dhe të tretë nga 1 janari 100.000 dinarë ndihmë të njëhershme

0
451

Nga 1 janari 2022 të gjitha familjeve që u lind fëmiu i dytë dhe i tretë, do të marrin nga shteti ndihmë të njëhershme në vlerë prej 100.000 dinarë, kështu është vendosur në seancën e bordit për pun, çështje sociale dhe zbutjen e varfërisë.

Përskaj kësaj, prindërve u mbetet edhe ndihma financiare ekzistuese për fëmiun e dytë në shumë prej 10.000 në muaj në kohëzgjatje prej 2 viteve, ndërsa fëmiu i tretë edhe më tej do të përfitojë në 10 vitet e ardhshme nga 12.000 mijë dinarë në muaj.

Siç është theksuar më herët nga 1 janari për fëmiun e parë familjet do të përfitojnë nga 300.000 dinarë ndihmë të njëhershme nga shteti. /Lajmi-AL/