PD subjekti i parë shqiptarë dhe në komunën e Medvegjës, fiton 2 ulëse në KK

0
305

Partia Demokratike pavarësisht vështirësive në komunën e Medvegjës, në zgjedhjet e 3 prillit ka arritur që të fitojë 2 mandate në përbërjen e re të KK dhe të jetë zëri i fuqishëm për të drejtat e shqiptarëve të kësaj komune.

Njoftimi i PD-së

Partia Demokratike me Seli në Bujanoc, Dega në Medvegjë

Partia Demokratike falënderon të gjithë Medegjasit, të cilët përkundur vështirësive të shumta me të cilat po përballen, dolën në zgjedhjet komunale të 3 prillit dhe i dhanë votën listës “Për Medvegjën “.
Njëheri ju informojmë se lista jonë doli si parti e parë shqiptare dhe fitoi dy vende në Kuvendin komunal të Medvegjës, përndryshe është partia e parë shqiptare.