Një mashkull i lindur (1957) nga Bujanoci ka mbetur pa shenja jete në qendër të Bujanocit gjegjësisht afër barnatores “Beladona”.
Mbase i njeti sipas drejtoreshës të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviç rreth 1 orë më parë kishte marrë dozën e dytë të vaksinës kineze “Sinopharm” dhe kishte kaluar gjitha procedurat në mënyrë normale pa patur reaksione anësore gjatë procedurës së vaksinimit, ndërkohë që ka mbetur i vdekur pas mëse një orë që e kishte marrë vaksinën.
Gjithnjë sipas drejtoreshës, i ndjeri kishte qenë me diabet dhe sëmundje kardiovaskulare, megjithatë kjo është doza e dytë dhe aktualisht asgjë nuk mund të konstatohet deri sa të kryhen të gjitha procedurat e rregullat, se cilat janë shkaqet që kanë çuar në vdekjen e tij.
Ajo gjithashtu i ka thënë LajmiAL se, “Nuk mund të themi asgjë lidhur me këtë rast përderi sa të kryheh të gjitha proceduart e rregullta, ndërkohë që personi ka qenë i shoqëruar me sëmundjet e diabetit dhe kardiovaskulare, gjë që kjo mund ti ndodhë secilit nga ne që të vdesim, çka edhe ndodhë zakonisht në jetën e përditshme” ka thënë Pavlloviç.
Ajo gjithashtu ka potencuar se, kjo nuk duhet të na humbë vullnetin për imunizim sepse vaksinimi është gjëja e vetme e cila mund të na shpëtojë nga pandemia e Covid-19.
Sipas sajë në punktet e imunizimit në komunën e Bujanocit deri më tani, 3,431 njerëz e kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa 1,866 njerëz janë vaksinuar plotësisht dhe deri më tash nuk ka patur asnjë rast me indikacione shqetësuese./LajmiAL/












