Parkingu përball KK nga tash me pagesë

0
453

Këshilli Komunal i ka dhënë sot dritën jeshile NP Komunalisë, konkretisht sektorit të parkingut se në të ardhmën mund të shqiptojë dënime për ata shoferë që parkojnë përballë ndërtesës së Kuvendit Komunal dhe nuk paguajnë parkingun.

Punëtorët e parkingut do të mund të shqiptojnë dënime edhe përball ndërtesës së Komunalisë ku janë të nënvizuara vendparkimet, por nuk do të mund të paguajnë në rrugën përball shkollës së mesme “Sveti Sava” ku është e vendosur tabela por jo edhe nënvizuar vendet e parkingut.

NP Komunalia sot kishte paraqitur kërkesë për dhënien e pëlqimit nga Këshilli Komunal mbi pagesën e vendparkimit përball KK dhe ndërtesës së Komunalisë, gjithashtu edhe përball sh.m “Sveti Sava” gjë që për këtë të fundit nuk mori pëlqimin.

Gjatë kësaj mbledhje pati edhe kritika nga anëtarët e Këshillit në drejtim të punëtorëve të parkingut, të cilët sipas tyre gjobat i vendosin edhe në baz të personave që i njohin, por gjithashtu u tha se edhe gjatë orarit të punës punëtorët e këtij sektori frekuentojnë bastoret dhe lojrat e fatit./LajmiAL/