PARATË DHE INTERESI E SHUAN DASHURINË E KNSH-së DHE QEVERISË SË KOSOVËS PËR MEDVEGJËN

0
306

Medvegja.net: Listat skandaloze të përfitusve nga buxheti i Qeverisë së Kosovës të ndara përmes Këshillit Nacional Shqiptar (PVD-së), në se dikun e hasni Medvegjën, na përmiresoni.

Se Partia për Veprim Demokratik mban një peshë dhe përgjegjësi të madhe për situatën e krijuar këto 20 vitet e fundit në Medvegjë, më së miri e dëshmon edhe kjo listë e përfitusve të mjeteve të ndara nga Qeveria e Kosovës përmes Këshillit Nacional respektivisht PVD-së, sepse ai vetëm Këshill Nacional nuk është vetëm shqiptarët nuk i përfaqëson.

Në listat e publikuara për përfitusit e fondeve të 2 milionshit nga Qeveria e Kosovës dhënë për Luginën e Preshevës, shihet qartë se Medvegja, përkunder shumë kërkesave është përjashtuar thujse tëresisht nga ky buxhet, përjashtimisht një faqe informative përmes që ka shtrirje ne 3 komunat. Kjo sigurisht se ka ndodhur pasi që mjetet e Qeverisë së Kosovës po menaxhohen nga KNSH-ja respektivisht PVD-ja.

Lufta e PVD-së, paralel me shtetin serb përmes organeve të saj siq është KNSH kundër medvegjasve nuk ka të ndalur.

I bëjmë thirrje Qeverise së Kosovës dhe sidomos medvegjasve që punojnë në këtë qeveri (nga asistenti i KM, shefi i kabinetit, zv.ministrave e ambasadorëve) e që nuk kanë lënë vota pa ju kërkuar medvegjasve në Kosovë që të reflekojnë dhe mos të manipulohen nga përfaqesusit e PVD-së në KNSH dhe perfaqësusit e PVD-se në Qeverinë e Kosovës.

Me së shumti mbështetje nga Kosova ka pas nevoj popullata e mbetur në Medvegjë, sepse aty mbrohet identiteti kombëtar, aty mbrohet substanca jonë e kombi ynë. E kjo substancë nuk po mbrohet nga organet e shtetërore të Serbisë siq është KNSH-ja, thuhet në shkrimin e medvegja.net.