Kryetari ii APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti, në postimin e tijë të fundit i ka bërë me dije koalicionit qeverisës në Bujanoc se, nëse i mungojnë numrat do ti plotësojë me gishtat e APN-së, vetëm për mos të lejuar rënien e këtij pushteti, sepse sipas tij çdo ditë e më shumë ky pushtet po demaskohet nga skandalet.
Postimi i plotë i Pajazitit:
Nëse Kuvendi Komunal i Bujanocit nuk i ka numrat për mbajtjen e senacës së radhës, APN është e gatshme të bëjë shumicën me këshilltarët e vet.
Sepse juve nuk duhet me ju lënë me ra nga pushteti, ju çdo ditë po e demaskoni veten me skandalet tuaja.
Ju keni mbijetuar politikisht duke e akuzuar njëri-tjetrin, duke i lënë fajin njëri-tjetrit.
Këtë herë jeni bashkë, bashkë po qeverisni, bashkë po i merrni vendimet skandaloze, bashkë po korruptoheni, edhe përgjegjësinë mbajeni bashkë, ka shkruar Pajaziti. /Lajmi-AL/












