Pajaziti: Dreqërit janë në mesin tuaj, vet i keni krijuar, ushqyer dhe rritur 

0
287

T’i themi gjërta më qartë.
Këtu nuk është një dreq, por janë disa!

Kur kërkoja listë të përbashkët për zgjedhjet parlamentare të bazuar në parime, hasa në kundërshtime të ashpra, madje u ballafaqova edhe me shumë etiketime, por ska gjë, pavarësisht të gjithave, rëndësi ka që gjërat të thuhen drejtë.

Shumica e Qytetarëve shqiptarë në Luginë të Preshevës i bojkotuan këto zgjedhje, pikë.
Arsyetimet, alibitë dhe hedhja e fajit herë andej e herë këndej është tendencë për mos pranimin e dështimit. Realisht asnjëherë deputetët nuk kanë qenë legjitim, sepse kanë shkuar me mbushje të kutisë përmes vjedhjes dhe pazareve. A ju kujtohet sa vota i pati marur në vendbanimet shqiptare Partia Progresiste Serbe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014?!

Ripërsëritja e zgjedhjeve në vendvotimin numër 6 në Tërrnoc, e ka treguar fytyrën e vërtetë të koalicionit të brishtë i cili qeverisë me Komunën e Bujanocit.
Kur të gjithë liderët shqiptarë në rajon, bënin thirrje për mobilizim dhe dalje masive në zgjedhje, për çudi, partnerët e koalicionit lokal dhe parlamentar heshtën!
Dreqërit janë në mesin tuaj, vet i keni krijuar, ushqyer dhe rritur.

Arbër Pajaziti, kryetar i APN, Bujanoc