20 bursa dhe konvikt falas për maturantët e Luginës në Elbasan
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur një mundësi të rëndësishme për maturantët shqiptarë nga Lugina e Preshevës: ofrimin e 20 bursave të plota studimi, të shoqëruara edhe me akomodim falas në konviktet publike në Elbasan.
Kjo iniciativë është realizuar falë bashkëpunimit me Universiteti “Aleksandër Xhuvani” dhe Bashkia e Elbasanit,...
2 Prilli – Dita Botërore e Autizmit: Një harresë e padrejtë
Çdo vit, më 2 prill, shënohet Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin, një ditë që synon të rrisë vetëdijen dhe të nxisë mbështetje për personat në spektrin e autizmit dhe familjet e tyre. Kjo ditë nuk është vetëm simbolike – ajo duhet të shërbejë si një reflektim i sinqertë për mënyrën se si shoqëria jonë i trajton...
Prindërit që kujdesen për fëmijët me nevoja të veçanta, me të drejtë përvojë pune dhe pagesë mujore prej rreth 65.000 dinarë
Ministrja për Punë, Punësim, Çështje të Veteranëve dhe Sociale, Milica Gjurgjeviç Stamenkovski, ka deklaruar se me miratimin e projektligjit “prind-kujdestar”, prindërit që kujdesen për fëmijë të sëmurë do të fitojnë të drejtën për përvojë pune (stazh) dhe një pagesë mujore prej rreth 65.000 dinarësh.
Sipas saj, përveç kësaj pagese...
Berisha: Dialogu kyç për forcimin e marrëdhënieve dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, ku u vlerësua se, pavarësisht sfidave ekzistuese në marrëdhëniet mes dy vendeve, është e domosdoshme hapja e kapitujve të rinj për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh dhe përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Serbi.
Nuk i varfëroi mungesa e bukës, por largimi i fëmijëve
Dy prindër, një shtëpi bosh dhe një pritje që nuk dihet a do të marrë fund ndonjëherë
Në një lagje të qetë të Bujanoc, një shtëpi që dikur gumëzhinte nga zërat dhe të qeshurat, sot është zhytur në heshtje. Dikur, ajo shtëpi zgjohej me zërat e pesë njerëzve. Mëngjeset nisnin me nxitim, me hapa...
NJË PROBLEM I VJETËR QË PO RIKTHEHET SI KRIZË
Nga Nexhmedin Saqipi
Në një kohë kur banorët e Luginës së Preshevës përballen me sfida të shumta, siç është pasivizimi i adresave, një tjetër problem po rëndon përditshmërinë e tyre: mungesa e linjave të rregullta të autobusëve mes Preshevës dhe Bujanocit. Këto dy komuna, të ndara me rreth 25 kilometra, sot janë më të...
Do të bjerë më shumë se 30 cm BORË! Kufiri i borës po ulet, do të ketë edhe në qytete
Edhe pse zyrtarisht pranvera mbërriti më 20 mars me mot të thatë dhe relativisht të ngrohtë, sipas parashikimeve dhe radarëve më të fundit, nuk pritet të zgjasë shumë, të paktën tani në fillim. Që në natën mes së enjtes dhe të premtes na pret një ndryshim drastik i motit me ulje të menjëhershme të temperaturave, i shoqëruar...
Ndahen mjete nga fondi buxhetor për pakicat kombëtare për vitin 2026, 30.000.000,00 dinarë, KKSH vazhdon me bojkot
Në Pallatin Serbia sot u mbajt mbledhja e Këshillit për Pakicat Kombëtare, e kryesuar nga kryeministri i Republikës së Serbisë, prof. dr. Gjuro Macut, në prani të ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave dhe dialogun shoqëror, Dema Berisha, përfaqësuesve të organeve shtetërore dhe këshillave kombëtare të pakicave kombëtare, thuhet në faqen e ministrisë gjegjëse.
Pranvera Hyseni në mesin e elitës botërore të shkencave planetare
Pranvera Hyseni vazhdon të shënojë suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare të shkencës, duke ngritur lart emrin e shqiptarëve në një nga fushat më sfiduese – atë të shkencave planetare.
Së fundmi, ajo ka ndarë një moment tejet të veçantë nga rrugëtimi i saj akademik dhe profesional: bashkë-udhëheqjen e një sesioni në një nga konferencat...
Pas 20 vitesh ndalesë, Naser Sejdiji rikthehet në vendlindje mes emocionesh dhe krenarie familjare
Pas dy dekadash larg vendlindjes, Naser Sejdiji është rikthyer më në fund në tokën e tij, në Tërnoc të Bujanocit, duke mbyllur një kapitull të gjatë dhe të vështirë të jetës së tij. Ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), ai kishte qenë për 20 vite në ndjekje nga drejtësia serbe, një situatë që...









