OVL-UÇPMB: Defilimi i disa prej liderëve të Luginës për të siguruar poena politik nuk paraqet unitetin shqiptar

0
574

OVL-UÇPMB përmes një postimi në rrejtin social ka shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjet e fundit në skenën politike të Kosovës dhe Shqipërisë, sidomos të veprimeve të disa liderëve politik të Luginës të cilët sipas OVL-UÇPMB verimet e tyre janë duke i bërë për poena politik me afat skadimi e që nuk paraqet unitetin shqiptarë.

Postimi i plotë:

Lugina e Preshevës nuk është politik e jashtme

Lugina e Preshevës nuk është politikë e jashtme as e Shqipërisë e as e Kosovës por është çështje e brendshme e të dyja shteteve.

Defilimi për disa marrëveshje e disa prej liderëve të Luginës për ti siguruar poena politik me afat skadimi nuk paraqet unitetin shqiptar.

I vetmi që heshturazi me punë e pa fjalë i ka ndihmuar Luginës është Ministri Selimi.

Ndihma e tij si shef stafi i Kryeministrit Haradinaj, vizita e tij historike në Preshevë, sistemimi i praktikantëve te Bujanocit, ndryshimi i Ligjit që Lugina të mund të kryejë provimin e jurisprudencës, bashkimi i faktorit të UÇPMB-së në mbrojtje te vlerave të luftës, ndihma financiare për degën e gjykatës janë ndihma reale të mbijetesës Shqiptare.

Lugina nuk është temë për një grusht votash por është jetike për mbijetesë, thuhet nw postimin e OVL-UÇPMB./Lajmial/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here