Njëzet vite më parë fshati Tërrnoc ishte pik takimi i shqiptarëve të të gjitha vendbanimeve në të Luginës së Preshevës por edhe më gjerë.
Ajo natë e ndërrimit të moteve ishte më madhështorja jo sepse ishte Viti i Ri por se Komandant Lleshi e vendosi flamurin kombëtar në godinën e BL Tërnoc.
Qëllimisht apo jo mbrëmë kjo nuk ndodhi gjë që ka irituar veteranët e UÇPMB-së por edhe popullatën në përgjithësi.
Sipas OVL të UÇPMB-së gjatë një takimi që kishin patur me përfaqësues të BL të Tërnocit ishte premtuar se flamuri kombëtar do të vendoset në godinën e BL gjë që nuk ndodhi.
Kjo ka bërë që sot në emër të veteranëve të reagojë OVL e UÇPMB-së:

Reagim
Viti 2020 do të mbahet në mendë gjatë për shumë arsye, sidomos me aktivitet kombëtare që u anuluan për shkak pandemisë.
31.12.2020 ishte viti jubilar ku para njëzet viteve komandant Ridvan Qazimi-Lleshi vendosi flamurin kombëtar në ndertesën e bashkësise lokale të fshatit Tërnoc.
Ajo që në këtë datë po i bie ne sy të gjithë fshatit Tërnoc është se nuk u vendos flamuri kombëtar edhe pse ishte paralajmruar nga badhkësia lokale e fshatit Tërnoc se një gjë e tillë do të ndodhte.
Sot kemi pritur në takim ish ushtarët e fshatit Tërnoc, ku te njejtit u shprehënn të indinjuar dhe te nënqmuar për mos vendosjen e flamurit kombëtar në ndërtesën e bashkësisë lokale të fshatit Tërnoc
Ovl UCPMB-së mbështet çdo iniciativën që ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e të kaluarës sonë të lavdishme.
Ne asnje mënyrë nuk duhet te lihen anash kë to ngjarje madhore që na bejn krenarë me luftën e pastër të UÇPMB-së, thuhet ne reagimin e UÇPMB-së. /Lajmi-AL/












