Osmani dhe Meta për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Luginës

0
365

Çështja e pasivizimit të adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjithnjë e më shumë po bëhet tem e bisedimeve në instancat më të larta shtetërore, veçanarisht të dy shteteve shqiptarë Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët me çdo kusht po mundohen që këtë problem ta ngrisin në instancat ndërkombëtare.

Për këtë sot biseduan edhe dy presidentët e dy shteteve Kosovës dhe Shqipërisë, Vjosa Osmani dhe Ilir Meta gjatë takimit të përbashkët në Tiranë.  

Artan Murati, këshilltar i Presidentës Osmani, në rrjetin e tij social ka shkruar se,

“Pasivizimi i adresave të shqiptarëve të Luginës, me theks të veçantë atyre të Medvegjës, ishte një ndër temat kryesore të takimit të sotëm të u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky fenomen ka filluar te trajtohet nga instancat më të larta, dhe zgjidhja do të kërkohet me këmbëngulje” ka shkruar Murati./LajmiAl/