Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme sot iu është bërë pagesa e shpenzimeve të rrugës

0
311

NJOFTIMI II KOMUNËS SË BUJANOCIT

Komuna e Bujanocit i njofton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme se iu kanë bartur mjetet financiare për shpenzimet e rrugës për muajin dhjetor për 529 nxënës përfitues në vlerë totale prej 2.193.364,00 dinarë.

Kurse, nxënësve të shkollave fillore iu janë bartur mjetet për shujta për muajin dhjetor. Për 2930 fillorista të komunës së Bujanocit janë paguar 2.051.000 dinarë.