Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, fillimi i viti shkollorë ka nisur ashtu siç është planifikuar, por fatkeqësisht numri i nxenesve në përgjithësi është në rënie, sikurse te vitet e para e deri te vitet e katërta në krahasim me vitin e kaluar, gjegjësisht këtë vit jane të regjistruar gjithsej 654 nxënës në komplet shkollën.
Megjithate sipas drejtorit të këtij institucioni arsimorë Zejni Fejzullahut ka një shpres të vogël, sepse në vitin e parë ka një rritje shumë të vogël të numrit të nxënësve.
Shkollat e mesme ne Lugin çdo fillim vit problemin me të madhe e kane sigurimin e teksteve mësimore.
Sipas Fejzullahut problemi i teksteve mësimore për nxënësit e shkollës së mesme mbetet i pazgjishur dhe nxënësit edhe këtë vit shkollorë do të përballen me të njetin problem sikurse vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, mosnjohja e diplomave të Kosovës nga autoritetetserbe edhe më tej mbetet problem tejet shqetësues për rinin shqiptare të Luginës së Preshevës.
Drejtori i shkolles se mesme “Sezai Surroi” apeloi tek prindërit që të jenë të kujdesshmëm e veçenarisht tek vajzat, në aspektin e kulturës së veshjes, të vishen sipas kodeksik të sjelljes në shkollë, si dhe kërkoi bashkëpunim më serioz me prindërit, e po ashtu tregoi se prindërit i kanë dyert e hapura për kontrollimin e cilesis së mësimit.
Fejzullahu uroi që ky vit shkollorë të shkoj ashtu siç ne deshirojm, numri i nxënesve të mos zvoglohet pasi që vitinn e kaluar 68 nxënës nuk e kanë perfunduar vitin në të gjitha klasët nga viti i parë deri në të katërtin dhe kjo është brengosëse tha Fejzulla./LajmiAL/












