Numri i të infektuarve në rrethin e Pçinjës në rritje, Bujanoci me 2 raste të reja ndërsa Presheva 6

0
250

Numri i rasteve me infeksion të virusit korona në rrethin e Pçinjës pas një pauze jo të gjatë tashmë ka filluar prap të rritet.

Në komunën e Bujanocit në 24 orët e fundit kemi 2 raste të reja në komunën e Preshevës 6 raste të reja me virusin korona.

Në kuadër të rrethit të Pçinjës numri i rasteve të reja me virusin korona është gjitshej 14, prej tyre 4 janë nga Vranja nga dy kanë Surdulica dhe Bujanoci dhe 6 janë nga Presheva.

Vlenë të thekoshet se komuna e Preshevës, për të disatën herë brenda 30 ditëve është duke kryesuar në rrethin e Pçinjës për sa i përket shifrave të të infektuarve me virusin korona.

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike, në kovid ambulantën në Vranjë gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar 32 pacientë, janë kryer 31 teste antigjen 2 nga të cilët kanë rezultuar pozitiv./LajmiAL/