Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 338 mostra të marra në rrethin e Pçinjës, 57 kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit korona.
Nga nga ky numër, 27 janë nga Vranja, 10 nga Bujanoci, 8 nga Blladiçin Hani, 5 nga Presheva, 4 nga Surdulica dhe 3 nga Boseligradi.
Gjatë ditës së djeshme në ambulancën ATD janë kryer 205 kontrolla, prej tyre 60 për herë të parë.
Janë marrë mostra të gjalut nga 100 pacientë, ndërsa janë kryer 86 fotografime të mushkrive.
Janë kryer 77 teste antigjen dhe 6 PCR prej të cilëve 21 kanë rezultuar pozitiv ndaj vurusit krona, ndërsa 18 pacientë janë diagnostifikuar me Bronkopneumoni.
97 pacientë janë shtruar në spitalet kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranjës. Nga ky numër, 89 janë pozitivë ndaj virusit korona dhe i njëjti numër ka bronkopneumoni.
Sipas këtyre të dhënave në aparatet për frymarrje gjenden 70 pacientë. 8 pacientë janë pranuan për trajtim spitalor, 18 janë liruan, nga të cilët një është transportua për në Krushevc./LajmiAL/












