Sipas të dhënave nga 24 orët e fundit të Entit për Shëndetësi Publike në Vranje, nga 247 mostra nga rrethi Pçinjës, gjithsej 15 janë pozitivë ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 10 janë nga Vranja, 2 nga Bujanoci dhe 3 janë nga Presheva, ndërsa komunat tjera të rrethit të Pçinjës nuk kanë të shënuar raste me Covid-19.
Sipas mjekëve pavarësisht se gjendja epidemiologjike është drejt stabilizimit gjë që po e dëshmojnë edhe shifrat e vogla të të infektuarve, popullata duhet të ketë kujdes, ngase virusi edhe më tej është mes nesh dhe nuk duhet lejuar që të evaluojë përsëri.
Mjekët dhe kompetentët gjithashtu apelojnë në respektimin e masave në fuqi.
Në mbledhjen e radhës të Shtabit të krizave është paralajmëruar se do të ketë zbutje të masava nëse gjendja vazhdon me këtë tempo.
Në komunën e Bujanocit numri i të vaksinuarve kundër virusit korona ka kaluar mbi 11.000, ndërkohë që nga Shtëpia e shëndetit apelojnë qytetarët që të paraqiten për imunizim, në mënyrë që sa më parë të rikthehemi në normalitet./LajmiAL/












