Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 361 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 74 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 48 janë nga Vranja, 9 nga Tërgovishta, nga 6 raste kanë Surdulica dhe Vlladiçin Hani, 3 nga Bujanocit dhe 2 nga Boseligradi.
Në bazë të rezultateve të publikuara, shihet se numrat e të infektuarve janë çdo ditë e në rënie, megjithatë sipas mjekëve imunizimi është mundësia e vetme që virusi korona të jetë nën kontrollë sidomos gjatë sezonit të dimrit kur present e kemi edhe virusin sezonal./LajmiAL/












