Nuk nevoitet test PCR për shtetasit e Serbis, Maqedonis së Veriut dhe Shqipërisë për të hyrë në Kosovë

0
645

Sipas të dhënave të fundit që ka siguruar Lajmi-AL, nga burimet brenda policisë së Kosovës, pamvarësisht vendimit nga Qeveria e Kosovës orë më parë për masat e reja ku përfshihet edhe testi PCR për të hyrë në Kosovë, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria përjashtohen nga kjo listë.

Vendimi për të hyrë në Kosovë për shtetet e lartpërmendur mbetet i njetë, gjegjësisht mund të hyjne në Kosovë edhe pasi të hyjë në fuqi vendimi nga 23 dhjetori, pa patur nevojë të paraqesin testin PCR negativ.

Këto të dhëna ia kanë konfirmuar Lajmi-AL burimet nga policia e Kosovës.

Testin PCR policia kufitare e Kosovës mund t’ia kërkoj këtyre shteteve vetëm nëse të njëjtën e kërkojnë edhe ato nga shtetasit e Kosovës. /Lajmi-AL/