Nuk kanë të ndalur ardhjet, PD e parapëlqyera e shqiptarëve të Bujanocit

0
257

Partia Demokratike vazhdonë të mbetet subjekti më i preferuar për shqiptarët e komunës së Bujanocit, sidomos për personalitete të njohura nga fusha të ndryshme. Pas radhitjes në PD të Dr. Mejdi Zeqirit, mjek me përvojë shumë vjeçare dhe mirë i njohur për opinionin e gjerë për kontributin e tijë në fushën e mjekësisë, këtij subjekti politik sot iu është bashkangjitur edhe një emër jo më pak i njohur, Nagip Aliu nga Tërnoci. Aliu ka marrë pjesë në shumë aktivitetet humanitare, kulturore e veçmas i radhitur përkrah shokëve të idealit në UÇPMB. Aliu gjithashtu ka qenë i kyçur edhe në rrjedhat politike në komunën e Bujanocit duke dhënë kontribut të madh në unifikimin e spektrit politik shqiptarë.
Zgjedhjet lokale sipas gjitha gjasave do të mbahen më 2 qershorë, ndërsa sipas informacioneve që ka siguruar LajmiAL, ditëve në vijim Partisë Demokratike do ti bashkangjiten edhe personalitetet tjera nga fusha të ndryshme, e që kanë kontribuar në mirëqenien e situatës në përgjithësi në komunën eBujanocit. Këto ardhje janë një dëshmi e fortë se Partia Demokratike me në krye Nagip Arifin mbetet subjekt serioz dhe pa diskutim nr.1 në komunën e Bujanocit, e gjithë kjo falë punës e cila tashmë është mëse e dukshme në infrastrukturë, subvencione në bujqësi, subvencione në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, stratap programe, paktikën profesionale, arsim, bursa për nnxënës dhe studentë, kulturë e mbi të gjitha punësimin e dhjetra shqiptarëve me vendime në Administratën Komunale si dhe ndërmarrjet tjera publike në komunën e Bujanocit.