Nuk do të ketë më pelet të keqe, edhe as të lirë

0
383

NGA KY VIT, prodhuesit dhe importuesit e peletit do të duhet të kontrollojnë cilësinë e kësaj energjie para shpërndarjes në laboratorë të akredituar.

Sipas Shoqatës së Peletarëve, kjo duhet të largojë peletin e keq nga tregu, por edhe të rrisë çmimin e tij para sezonit të ardhshëm të ngrohjes.

Sipas Rregullores së re mbi kërkesat teknike dhe të tjera për lëndët djegëse të ngurta nga biomasa e drurit, briketin dhe peletin, ato do të duhet t’i nënshtrohen analizave laboratorike përpara se të shiten në tregun serb. Duke forcuar kontrollin, do të parandalohet shpërndarja e përmbajtjes me praninë e substancave të dëmshme.

Për një numër të madh qytetarësh, druri është ende burimi më i lirë i energjisë, por klientët besojnë se do të bëhet më i shtrenjtë këtë vit, pikërisht kur prodhuesit po njoftojnë një rritje të çmimit të peletit.

Aktualisht një metër dru kushton rreth 60 euro dhe ka shumë të ngjarë që çmimi të rritet sapo të vijë sezoni i ngrohjes në vjeshtë.

Në gjysmën e dytë të vitit, pritet një rritje prej 20 deri në 30 përqind të çmimit të peletit, kryesisht për shkak të kësaj rregulloreje. Gjëra të tjera kanë ndikuan gjithashtu në rritjen e çmimit të petetit, që nga 1 maji, çmimi i energjisë elektrike është rritur për industrinë me rreth 24 përqind, kanë bërë të ditur nga Shoqata e Prodhuesve të Peletit.

Prodhuesit vendorë presin mbështetje nga shteti, ashtu siç kishte ndodhur në sezonet e mëparshme, duke ndaluar importin e peletit. Sezoni më i gjatë i ngrohjes ndikoi në rritjen e konsumit, kështu që depot ishin mjaft të zbrazëta, por për momentin nuk ka mungesë dhe prodhuesit sugjerojnë blerjen përpara se të rritet çmimi.