Postimi i NP Komunalisë
Këtyre ditëve në një medium lokal ka qarkulluar një lajm i cili në vete, përveç shpifjeve të pa argumentuara që kanë për qëllim njëllosjen e personave të ndryshmë dhe imazhin e NP Komunalisë nuk asgjë tjetër.
Ky medium shpif në mënyrë të tillë sa që mundohet që në emër të NP Komunalisë ta njëllosë edhe Kryetarin e komunës Nagip Arifin.
Fillimisht, për hirë të opinionit dhe realitetit, NP Komunalia ju sjellë dëshmi se personi për të cilin ka aluduar ky medium, në kartelën grafike të NP Komunalisë ka borxhe jo më shumë se 2.599 dhe 2,200 dinarë dhe është pagues i rregullt i shërbimeve që ofronë NP Komunalia.
Shpifjet e tilla në të cilat thirret ky medium se gjoja ka siguruar informacione nga brenda ndërmarrjes sonë, si duket i ka jo të vërteta ose trillime të vet shkruara për të cilat doemos duhet të jap llogari para ligjit.
Çdo kritikë ndaj NP Komunalisë e cila është e faktuar është e mirëseardhur, sepse na ndihmon që ti përmirësojmë gabimet tona dhe avacojmë shërbimet tona gjithashtu.
Besojmë se tashmë e kanë kuptuar edhe opinioni i gjërë e sidomos personat e caktuar që duan ta njëllosin imazhin NP Komunalisë, përmes mediumit të caktuar se trillimet, gënjeshtrat dhe metodat demode i takojnë së kaluarës, njejtë sikurse edhe mediumi në fjalë, thuhet në postimin e NP-Komunalisë.














