NP Komunalia po kujdeset për mirëmbajtjen e hapsirave publike, krasitja e drunjëve në rrugën kryesore

0
366

Ndërmarrja e Publike Komunalia edhe këtë vit ka filluar me mirëmbajtjen e drunjëve në hapsirat publike me qëllim që qytetarët të kenë një ambient jo vetëm më të pastërt por edhe më dekorativ në aspektin e gjelbrimit.

Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrje, sot sipas planit operativ punonjësit e Komunalisë kanë filluar me krasitjen e drunjëve dekorative në rrugën kryesore të qytetit që ka për qëllim mirëmbajtjen sa më të mire të hapësirave publike në Komunën e Buajnocit.

Komunalia kohëve të fundit sipas qytetarëve është duke u kujdesur mirë, jo vetëm në mirëmbajtjen e hapsirave publike, njëkohësisht dukshëm ka përmirësuar edhe pastërtinë, furnizimin me ujë të pijshëm duke mos harruar edhe falënderimet e qytetarëve që vijnë për komunalinë e cila u del në ndihmë edhe në vendbanimet për rreth për sanimin e rrugëve lokale./Lajmi-AL/