NP Komunalia në çdo kohë në shërbim të qytetarëve

0
305

Ndërmarrja Publike Komunalia me qëllim që ti lehtësojë banorëve qarkullimin, sidomos në lagjet në periferi të vendbanimeve është duke bërë çmos, edhe pse jo në fushveprimin e sajë, që qytetarët të kenë kushte më të mira dhe rrug të kalueshme.
Gjatë ditës së sotme ndërmarrj publike Komunalia ka angazhuar makinerit e sajë për të sanuar dhe rrafshuar dy rrugë në fshatin Tërnoc, njëra në lagjen “Kollonia” dhe tjetra në lagjen “Shteke”.
Ky është njëri ndër aksionet e shumta në këtë drejtim që është duke kryer kjo ndërmarrje në vendbanimet e ndryshme, me të vetmin qëllim, që banorët të kenë më lehtë qarkullimin./Lajmi-AL/