Kompania private vendore “BICI” sot i ka dhuruar Ndërmarrjes Publike Komunalia një kamion për grumbullimin e mbeturinave, donacion ky i cili do të shërbejë për nevojat e kësaj ndërmarrje, në shërbim të popullatës.
Donacionin drejtorit të Komunalisë Ruzhdi Halilit ia ka dhuruar drejtori i kompanisë private “BICI” ndër më të suksesshmet në komunën e Bujanocit Hafëz Bici.
Është kjo hera e parë që një kompani private vendore dhuron një donacion të tillë në shërbim të qytetarëve të Komunës së Bujanocit. /Lajmi-AL/













