Njoftim nga sh.m “Sezai Surroi” me rastin e fillimit të vitit shkollor

0
400

1 shtatori 2021

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhënës dhe prindër!

Me dëshirën më të madhe përshëndesim nxënësit, në radhë të parë ata që nisin për herë të parë shkollimin e mesëm, duke ju dëshiruar shëndet dhe shkollim dinjitoz në shkollën e mesme dhe më gjerë.

Uroj gjithashu prindërit, të cilët do të duhet të jenë mbështetja kryesore, që fëmijët tanë të ndjehen të qetë, të sigurtë dhe plot besim në rrugën e gjatë të dijes.


Urojmë që edhe maturantët të cilët kanë mbyllur me sukses arsimin e mesëm dhe nisin jetën e re si studentë apo punëtorë.


Për të mbrojtur suksesin e të gjithëve në shkollë, të gjithë nxënësit dhe punëtorët e pavaksinuar, duhet të mbajnë maska dhe maksimalisht t’i respektojnë masat e parapara për shkak të pandemisë COVID-19.


Ata që nuk respektojnë rregullat e pandemisë, nuk lejohen të qëndrojnë në ambientet e shkollës. Një hap i tillë ndërmerret për ta ruajtur shëndetin e të gjithëve.


Mësimi para dite fillon ora 07:50 me vitet e para, 3-8, 4-1 deri 4-7,
ndërsa pas dite mësimi fillon ora 13:50 me vitet 2-1 deri 2-8 dhe 3-1 deri 3-7.
Nga drejtoria e shkollës, thuhet në njoftimin e sh.m “Sezai Surroi” Bujanoc. /Lajmi-AL/