Sot në media lokale është publikuar lajmi se qumshtoret nga Presheva kanë kërcnuar prodhuesit e qumshtit që nuk mund të bëjnë grumbullimin e qumshtit ne komunën e Preshevës , dhe me këtë rast, presheva.com ka kontaktuar pronarin e Qumshtores Doda, Musheref Memeti i cili ka demantuar një lajmë të tillë. Sipas tij, vetëm iu është bërë me dije se çmimet që ofrohen nga kompanitë që vijnë nga qyte te të tjera janë vetëm të përkohshme dhe se çmimet e tilla nuk janë reale në tregun vendas. Ai referohet për portalin tonë se nuk ka kërcënuar asnjë kompani në fjalë.
Pronari i kompanisë DODA, deklaron se këta prodhues për 27 vite gjithmonë në këtë sezonë kur përdoret më së shumti kosi i kulluar vijnë kompanitë nga qytete të ndryshme dhe lokale ngrisin çmimin pa bazë dhe pas një kohë të shkurtët ata ose ulin çmimin e ofertës ose edhe shmangin grumbullimin e qumshtit pa asnjë paralajmërim.
Sa i përket çmimeve të qumshtit si në gjithë teritorin e Serbisë, edhe në Preshevë qumshti për litër ka kushtuar 40 dinarë për litër, mirëpo duke iu referuar ngritjes globale të çmimit të qumshtit, pronari i qumshtores Doda ka deklaruar se çmimi duhe të ngritet në mënyrë graduale dhe se çmimi real duhet të arrij deri në 55 dinar për litër për disa muaj.
Ne si kompani ekzistojmë në treg plot 27 vite dhe gjitmon pagesa ndaj blegtorëve kryhet me rregull dy herë në muaj dhe asnjëherë nuk kemi mbetur borxh ndaj furnziesve me qumësht.
“Presim edhe nga qeverisja lokale të ketë reflektim sa i perket situatës me blektoret lokal te mos bien preh e lojrave të bizneseve që duan ti shfrytzojn blegtorët lokal për një kohë te shkurter” është shprehur z. Mehmedi.












