Qendrat e mbyllura dhe të hapura tregtare në Serbi nga sot mund të punojnë përsëri nga ora 06.00 deri në 22.00, thuhet në Urdhëresë e Ministrit të Shëndetësisë Zllatibor Lllonçar, i cili u publikua dje në Gazetën Zyrtare.
Në Urdhëresën e Ministrit të Shëndetësisë, Zllatibor Llončar, është precizuar se puna është akoma e ndaluar në objektet hotelierike brenda qendrave tregtare, por atyre u është mundësuar të shesin ushqime dhe pije vetëm në banak.
Në hyrje të qendrave tregtare, duhet të shfaqet në mënyrë të dukshme zona e dobishme e të gjithë objektit,gjegjësisht hapësira dhe numri i njerëzve që mund të jenë në të, si dhe detyrimi i vizitorëve të mbajnë maska mbrojtëse.
Kur bëhet fjalë për aktivitete të tjera të shërbimit, masat mbeten të njëjta, që do të thotë se të gjitha llojet e shitjeve dhe objekteve të shërbimit mund të funksionojnë deri në orën 22.00, që përfshin kopshtet e restoranteve dhe kafeneve, por pa muzikë live./LajmiAL/












