Nga sot fillon paraqitja e të rinjëve për 100 euro nga shteti 

0
573

Për 100 euro ndihmë shtetërore, të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç mund të aplikojnë nga sot deri më 31 maj në portalin e Administratës së Thesarit idp.trezor.gov.rs.

Ndihma do të paguhet në datat 1, 2 dhe 3 qershor.

Siç tha më herët ministri i Financave, Sinisha Mali, të drejtën e aplikimit kanë të rinjtë që nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe ata që kanë aplikuar tashmë nuk duhet ta bëjnë më.

Sipas tij, procesi i ri i aplikimit hap mundësinë për ata që ndërkohë kanë mbushur 16 vjeç, apo e kanë fituar atë të drejtë në ndonjë mënyrë tjetër, pra nëse herën e kaluar kanë pasur të drejtë, por nuk kanë dashur ta shfrytëzojnë.

Ministria e Financave bëri të ditur se në aplikacion duhet të shënohet numri i ID-së, JMBG dhe llogaria në bankën ku dëshironi të merrni 100 euro.

Nëse një person nuk ka llogari bankare, ai zgjedh vetëm emrin e bankës, ndërsa ministria do të hapë një llogari të përkohshme në atë bankë në emër të tij dhe ai do të mund të tërheqë para me disa dokumente personale.