Njoftimi i KBI-së:
TRE MUAJT E BEKUAR ( E MËDHEJ )
Nga dita e nesërme hyjmë në muajin REXHEB, kurse më 14 mars në muajin SHABAN, dhe më 13 prill hyjmë në muajin e RAMAZANIT.
Te ne tradicionalisht njihen si muajt e mëdhej, ku një numër i besimtarëve te i agjëronin të tre muajt.
Njihen si muajt e bekuar, për shkak se Muhamedi alehi selam i kishte bekuar dhe i kishte dalluar me agjërim dhe adhurime të tjera.
Njihen si muaj të bekuar, sepse në ta ka dita dhe netë me vlerë dhe ngjarje të tjera si: Nata e Regaibit – nata e Beratiti – ndërrimi i kibles – Israja dhe Miraxhi etj.
Pejgamberi Muhamedi alehi selam ka thënë në lidhje me këta muaj:
” O Allah. Bëji të begatë për ne muajin Rexheb dhe Sha’ban dhe na mundëso të arrijmë Ramazanin ” .
Adhurimi më i preferuar në këta muaj është agjërimi …
URIME të gjithëve. Allahu ua pranoftë të gjitha adhurimet












