Shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka njoftuar nxënësit dhe personelin shkollorë se nga e hëna 21 shkurt të gjithë nxënësit do të vijojnë mësimin e rregullt, gjegjësisht në shkollë.
Ky njoftim vjen pas vendimit të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për vijimin e procesit edukativo arsimorë.
Lajmërim
Lajmërohen nxënësit se nga dita e hënë (21.02.2021), mësimin e vijojnë në shkollë të gjithë nxënësit.
Paradite vijojnë nxënësit e viteve të para dhe të katërta (si dhe paralelja III-8), ndërsa pasdite ata të viteve të dyta dhe të treta sipas orarit të shpallur në zyre të arsimtarëve.
Ndërrimi i parë fillon mësimin ora 07:50, ndërsa ndërrimi i dytë ora 11:50. Nga drejtoria e shkollës!












