Sistemi i e-Bolovanje (e-pushimi mjeksorë) pritet të funksionojë në të gjitha institucionet shëndetësore, ndërsa për punëdhënësit do të jetë aktiv deri në fund të vitit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas këtij institucioni, mjekëve do t’u lehtësohet puna, pasi nuk do të merren më me procedura të tepërta administrative.
Në kuadër të projektit pilot të e-Bolovanje (e-pushimi mjeksorë), që po zbatohet në katër qendra shëndetësore, deri tani janë hapur në ënyrë elektronike mes 6.000 dhe 7.000 raste të pushimit mjeksorë.
Qytetarët nuk kanë pasur më nevojë t’ia dorëzojnë personalisht dëshmitë punëdhënësit, ndërsa në të njëjtën mënyrë janë mbyllur edhe lejet e përkohshme të pushimit jeksorë. Konfirmimet për paaftësi të përkohshme për punë janë dërguar nga mjekët dhe institucionet shëndetësore, pa i dhënë punëdhënësit të drejtë ligjore të shohë diagnozën e punonjësit.
Nga mjeku te punëdhënësi – pa letra
Ministria sqaron se gjatë vizitës te mjeku, raportet shëndetësore do të dërgohen në mënyrë elektronike, të cilat qytetari mund t’ia përcjellë punëdhënësit.
Në të ardhmen, konfirmimi për paaftësi të përkohshme dhe dëshmitë mjekësore do të shkojnë drejtpërdrejt nga mjeku te punëdhënësi, përmes një portali të dedikuar për ta, i cili është në fazë përgatitjeje.
Sipas Ministrisë, kjo do të ulë ndjeshëm ngarkesën administrative për mjekët.
Qytetarët do të duhet të regjistrohen në portalin e-Bolovanje (e-pushimi mjeksorë), ku ruhen të gjitha të dhënat e tyre shëndetësore. Ky portal ofron një gamë të gjerë funksionesh në fushën e shëndetësisë. “Në bashkëpunim me Bashkimin Europian, planifikojmë t’u ndihmojmë qytetarëve që të mësojnë si ta përdorin atë”, thuhet nga Ministria.












