Nga java e ardhshme mund të ketë lehtësim të masave antikovid

0
414

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka paralajmëruar se nga java e ardhshme mund të vijë deri te lehtësimi i masave në luftën kundër COVID-19, megjithatë ato do të bëhen publike pas mbledhjes së Shtabit të Krizave.

“Shpresoj që javën e ardhshme mund të lehtësojmë masat” ka thën ajo.
Ajo gjithashtu ka potencuar se në Serbi me dozën e parë të vaksinës janë vaksinuar 1.3 milion qytetar, ndërsa dy dozat i kanë marrë 913.000 qytetar.

Kryeministrja e Serbisë pret që ditëve në vijim do të tejkalohet numri 1 milion i të vaksinuarve me dy dozat e vaksinës.