Nga e hëna nxënësit në banka shkollore, ska mësim online

0
279

Nga e hëna, më 21 shkurt, nxënësit në të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme në Serbi do ta ndjekin mësimin drejtpërdrejt, përkatësisht në bankat shkollore, ka vendosur Ekipi për monitorim dhe koordinim të zbatimit të masave parandaluese në punën e shkollave, përcjell presheva.com.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanoviq Batut”, në periudhën nga 9 deri më 17 shkurt 2022, numri i fëmijëve të sëmurë të moshës shkollore nga 6 deri në 18 vjeç ishte 3200 (0,42 për qind)