Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 492 persona.
Në bazë të analizave të publikuara 132 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër, 81 janë nga Vranja, 22 nga Vlladiçin Hani, 11 nga Surdulica, 9 nga Bujanoci, 5 nga Tërgovishta dhe nga 2 kanë Boseligradi dhe Presheva.
Në bazë të dhënave zyrtare shihet se përveç rënies së numrit të testuarve ka rënie edhe të numrit të infektuarve me virusin korona. Komuna e Buajnocit për vetëm dy ditë ka përgjysmuar numrin e rasteve me Covid-19/LajmiAL/












