Nesër seanca e Shtabit të Krizave, do të kërkohet shkurtimi i orarit të punës i objekteve hoteliere deri në orën 17

0
389

Në seancën e nesërme të Shtabit të Krizave e cila është paraparë të mbahet të enjtën më 4 nëntor, sipas gjitha gjasave do të vendoset edhe për pushimin vjeshtor të nxënësve i cili pritet të fillojë nga e premtja dhe do të zgjasë deri më 14 nëntor.

Vazhdimi i pushimit vjeshtor është paraparë për shkak të situatës jo të mirë epidemiologjike.

Sipas informacioneve të para, pjesa mjeksore e Shtabit të Krizave edhe në seancën e nesërme do të insistojë të kërkojë që orari i punës i objekteve hoteliere të shkurtohet deri në orën 17, pas së cilës do të punojnë vetëm disa objekte.

Seanca e Shtabit të Krizave punimet do ti fillojë në orën 15:30./Lajmi-AL/