Nesër prap bëhet asgjësimi i mjeteve të pashpërthyera, luten qytetarët të kenë kujdesë!

0
255

Në pjesën mes fshatrave Tërnoc, Turi dhe Konç, gjegjësisht pjesën ku është duke u pastruar zona nga mjetet e pashpërthyera, përgjat ëlartpërçuesit 110 KW gjatë ditës së enjte më 21 tetor do të bëhet asgjësim i mjeteve shpërthyese në vendin ku janë gjetur.

Nga Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme apelojnë banorët e këtyre vendbanimeve që nga ora 10:30 deri në ora 15 të mos lëvizin në këtë zonë për shkaqe sigurie dhe për mos pengim të ekipit i cili do të bëjë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera.

Brenda tetorit është hera e dytë që ekipet e deminimit janë duke bërë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera të cilat po i gjejnë ekipet e pastrimit të zonës nga mjetet shpërthyese.