Nesër përfundon pushimi, nxënësit kanë një MINI PUSHIM TË RI pas 10 ditëve: Ja kur përfundon ky vit shkollor

0
426

Pushimet pranverore që nisën më 10 prill përfundojnë nesër dhe të gjithë nxënësit kthehen në klasa nga e mërkura. Megjithatë, pas 10 ditësh i pret një mini-pushim i ri, më saktë një fundjavë e zgjatur për festën kombëtare të 1 majit.

Festimi i 1 Majit sivjet do të jetë ditën e hënë, e cila është ditë jopune dhe jopune do të jetë edhe ditën e martë dhe meqë pushimet i paraprin fundjavë, nxënësit do të kenë 4 ditë pushim.

Kështu, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të jenë me mini-pushime nga data 29 prill deri më 3 maj, kur do të fillojnë sërish shkollën.

Pas këtij pushimi në muajin maj, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kenë pushim deri në fund të vitit shkollor, i cili për nxënësit fillor është më 6 qershor, ndërsa pushimet verore për gjimnazistët do të fillojnë më 20 qershor.