Nesër fillon prova e MATURËS SË VOGËL! Çfarë lloj testesh i presin nxënësit e shkollave fillore?

0
210

Prova e provimit të matures së vogël, gjegjësisht, provimi përfundimtarë provues për nxënësit e klasave të teta, do të mbahet nesër dhe pasnesër, 25 dhe 26 mars në shkollat ​​anembanë Serbisë.

Këtë fundjavë rreth 64.200 nxënës do t’i nënshtrohen testit model në matematikë, serbisht dhe test të kombinuar.

Edhe pse nxënësit tashmë e dinë se si mund të duken testet, të gjithë ende pyesin nëse këtë herë do të jetë më e lehtë apo edhe më e vështirë se vitin e kaluar?

Pavarësisht se kompetentëve se fëmijët nuk duhet të shqetësohen, mendimet e mësuesve për vështirësinë e detyrave të këtij viti janë të ndara.

Testi provues është planifikuar për këtë fundjavë, duke filluar me testin në matematikë, duke vazhduar me testin në gjuhën amtare dhe më pas me një test të kombinuar.

Sipas përvojës së nxënësve të gjeneratave të mëparshme, testi është një gjë shumë e mirë, sepse është projektuar saktësisht njësoj si provimi përfundimtar.

Kjo është një mundësi e mirë që fëmijët të largohen nga ankthi sepse punojnë në të njëjtat kushte, me të njëjtët mësues dhe në të njëjtën klasë.

Matematikë 25.03. në orën 13:00.

Gjuha serbe/gjuh amtare 26.03. në orën 09.00

Test i kombinuar 26.03. në orën 23:30.