Ceremonia e ndarjes së mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrësit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të cilat edhe këtë vit janë siguruar nga Trupi Koordinues, është mbajtur në amfiteatrin e Departamentit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq me këtë rast u shprehë se njëra prej gjërave më të rëndësishme është fakti se subjektet ekonomike që kanë përfituar mjete, janë të obliguar t’i punësojnë 36 punëtorë.
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka falemnderuar Trupin Koordinues për mjetet me të cilat po ndihmohet komuna e Bujanocit dhe shpreson që vitin e ardhshëm të kenë investime edhe më shumë nga buxheti i Trupit Koordinues.
Mjete të pakthyeshme kanë përfituar gjithsej 19 firma, edhe atë nga Bujanoci 9, nga Presheva 9, dhe 1 nga Medvegja. Ndërmarrësve nga Bujanoci i kanë takuar 19.294.700,00 dinarë, atyre nga Presheva 18.227.256,00, kurse firmës nga Medvegja 2.478.000.00 dinarë.
Firmat nga Bujanoci të cilat kanë përfituar mjete nga konkursi i Trupit Koordinues janë:
- ROTO PAPIR PLUS nga Kërshevica, në vlerë prej 2.600.500 dinarë
- EURO LIDER nga Zhbevci, në vlerë prej 3.000.000 dinarë
- PETROVIQ nga Kërshevica, në vlerë prej 1.946.825 dinarë
- UNIKAT nga Bujanoci, në vlerë prej 2.873.229 dinarë
- GONEKS nga Tërnoci, në vlerë prej 2.932.300 dinarë
- IMPERIAL BAKERY nga Tërnoci, në vlerë prej 1.691.900 dinarë
- GIGA TRENDS nga Tërnoci, në vlerë prej 1.061.666 dinarë
- NIKI COM nga Bujanoci, në vlerë prej 1.820.000 dinarë
- ALUMIN PLAST DONI nga Bujanoci, në vlerë prej 1.368.223 dinarë












