Në Zarbicë, do të fillon projekti pēr renovimin e  Shkollës-Mejtepit

0
443

Nga: Refik Hasani

Objekti i ndërtuar në vitin 1904, ku shërbeu Mësuesi,  Hoxha e inovatori Hasan Masurica.  

Ndërsa me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, përkatësisht në vitin 1946 në Zarbicë është hapur Shkolla shqipe tetëvjeçare me emrin e heroit tonë Kombëtarë ,,Skënderbeu”, me Mësues të parë pishtarin e arsimit Shqip, Tahir Z.Berisha.

Si Institucion arsimor punoi deri në vitin 1981, në këtë ish-objekt kishte funksionuar edhe Administrata që Zarbica vitet 1950-ishte Komunë.

Shkolla-Mejtepi i Zarbicës është dhe do të mbetët emblema dhe i dentiteti i  Malësisë, Tempulli i dijes  që barti luftimin e prapambejtjes në heqje së feregjes(perdes), mësimin e ABC-ës dhe organizmin e kurseve  për zhdukjen e analfabetizimit në këtë hapsirë Shqiptare.  

Shkolla Mejtepi i Zarbicës brenda vetës ngërthen historinë e arsimit, kulturën dhe  trashëgimin e mirëfilltë materiale të kësaj pjese. 

Sot, datë 28 Tetor,  një ekip profesionale nga Komuna e Bujanocit ishin në vizit të objektit shkollës Mejtepit, dhe kan realizuar matjen, inqizimin ku pastaj do bëhet projekti në parallogaritjen e renovimit të Shkollës-Mejtepit të Zarbicës, si donacion nga komuna e Bujanocit. 

“Pasi drejtorati për Investime i komunës së Bujanocit i kryesuar nga Fazila Azemoviq ta kryej projektin, iniciatorit të kësaj nisme Refik Hasanit dhe bashkëpunëtorëve të tijë i mbetet të sigurojë donatorët për realizimin e projektit, gjegjësisht rindërtimin e MEJTEPIT.”   

Pas renovimit,  ky objekt do të regjistrohet  si  objekt i trashigimis kulturoro-historike, nën mbrojtje të ligjit pasi është dhe ruan vlera të mdha.  

Veprimtari dhe publicisti Refik Hasani, nga  Zarbica është inciator për renovim të  Shkollës-Mejtepit në Zarbicë.