Në vendkalimin kufitarë mes Serbisë dhe Kosovës në Konçul mer flakë një vetur

0
375

Një veturë pasagjerësh e markës Audi, gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00 ka marrë flakë teksa po lëvizte në drejtim të Kosovës në pjesën e Serbisë.

Sipas të dhënave nga hetimi, vetura ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Bujanocit në drejtim të Kosovës kur është përfshirë nga flakët vetëm disa metra largë vendgalimit kufitarë.

Fatmirësisht shoferi nga komuna e Ranillugut i cili ishte në veturë nuk ka pësuar lëndime.

Siç merret vesh jozyrtarisht bëhet fjalë për një model të vjetër “Audi”. Në vendngjarje përveç policisë kanë dalë edhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar me shpejtësi zjarrin.