Numri i të infektuarve me virusin korona në rrethin e Pçinjës edhe më tej mbetet dyshifrorë për dallim nga fillimi i korrikut kur kishim numra njëshifrorë.
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit në rrethin e Pçinjës janë testuar 132 analiza, prej tyre 13 kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.
Nga ky numër 4 persona janë nga Vranja nga 1 rast të ri kanë Bujanoci dhe Vlladiçin Hani dhe 7 raste të reja pozitiv janë regjistruar në komunën e Preshevës.
Në baz të këtyre shifrave dhe shifrave që po shfaqen javëve të fundit komuna e Preshevës mbetet në vendin e parë në rrethin e Pçinjës përsa I përket rasteve të reja të të infektuarve.
Vlenë të theksohet se imunizim i popullatës është duke vazhduar edhe më tej por me një intensitët më të ultë dhe interesim më të vogël, pavarësisht thirrjeve të mjekëve të vaksinim sa më masvik./LajmiAL/












