Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, në 24 orët e fundit janë tëstuar 247 analiza ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës nga ky numër një ka rezultuar pozitiv me Covid-19, pacienti i infektuar është nga Vranja.
Në kovid ambulantën në Vranjë, janë kryer 30 kontrolla nga të cilat 19 për herë të parë.
Testet e antigjenit janë bërë në 27 pacientë ku të gjithë kanë rezultuar negativ, janë kryer 7 teste të shpejta dhe një PCR.
Në kovid ambulantën e Qendrës Shëndetësore të Vranjës është pranuar një pacientë, dhe nga dy sa gjenden aktualisht të shtrirë në spital analizat kanë treguar se janë të infektuar me virusin korona dhe të njetit kanë bronkopneumoni, njëri prej të cilëve gjendet në aparatin e frymarrjes.
Sa i përket komunës së Bujanocit situate vazhdon të jetë stabile, raste të reja të të infektuarve nuk janë paraqitur megjithatë mjekët apelojnë për respektim të masave në fuqi, sidomos higjienës./LajmiAL/












