Në rrethin e Pçinjës 66 raste të reja me Covid-19, në komunën e Bujanocit 5

0
172

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 351 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 66 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Nga ky numër, 37 janë nga Vranja, 19 nga Boseligradi, 9 nga Vlladiçin Hani, 5 nga Bujanoci, 3 nga Surdulica dhe 2 nga Tërgovishta, komuna e Preshevës vazhdon të kryesojë përsa i përket rasteve më pak të të infektuarve dhe numrit më të madh të vaksinuarve kundër Covid-19./LajmiAL/